Lajmet e fundit

Mirëpo, më pas jepet një përmbledhje e shkurtër e historisë së Jugosllavisë para se të dilet në temën kryesore që rrëfen për arkitekturën e bujshme të shtetit të dikurshëm federal dhe simbolikën e saj.
“Para rishfaqjes së armiqësive të vjetra më 1991, këto shtatë vende ishin pjesë e Jugosllavisë - një republike të vetme federale me grupe etnike, fetare e gjuhësore nën një kulm të vetëm gjithëpërfshirës”, vijon
“Drejt një Utopie Konkrete: Arkitektura në Jugosllavi, 1948-1980 është një ekspozitë e re e jashtëzakonshme në Muzeun e Artit Modern, që na rikthen në shtetin e shuar socialist - arkitektura e pasluftës të së cilit vend e kishte gjithë ambicien dhe krijimtarinë që u gjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazilit , Japonisë dhe qendrave të tjera të ndërtimit të asaj kohe”.
“Nga veriperëndimi në Ljubljanë e deri te jugu në Shkup, qytetet jugosllave shërbyen si pasqyrim publik i rishpikjes politike, përderisa peizazhet rurale pikëzoheshin me monumente të mëdha, abstrakte dhe anti-fashiste por që tregonin unitet kombëtar dhe pavarësi artistike.
Kjo ekspozitë është e para e karakterit madhor për Martino Stierlin në Muzeun e Artit Modern i cili në bashkëpunim me Vladimir Kuliq realizuan këtë katalog dhe shfaqje.
“Janë më shumë se 400 objekte, bashkë me filma dhe fotografi posaçërisht të porositura, e që lidhen brenda një koleksioni elokuent të ndërtesave civile dhe monumenteve publike, edhe pse në disa raste kjo ekspozitë e tepron me jugonostalgji dhe elegancë socialiste”.
Shkrimi tregon gjithashtu se si arkitektura dhe arti jugosllav në përgjithësi e kanë konkretizuar përpjekjen për balancimin mes dy gjendjeve por edhe dy anëve të ndryshme, Lindjes dhe Perëndimit - ama mes tyre edhe atë të individualizmit.
“Akti i balancimit të këtij vendi midis Lindjes dhe Perëndimit, midis lirisë dhe autoritarizmit, u zhvillua edhe në arkitekturën e një individualiteti guximtar, edhe teksa mishëroi ambiciet kolektive që jugosllavët i quanin ‘standarde sociale;”.
Ndërkaq, fjalë ka edhe për objektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, për cka The New York Times ka një përshkrim interesant.
“Biblioteka Kombëtare e Kosovës” e ndërtuar në Prishtinë nga Andrija Mutjakoviq që është ende funksionale, është një aglutinim i çmendur i cubave të betonit me 99 kupola hemisferike sipër, e që është e frymëzuar nga arkitektura islamike po aq sa nga eksperimentet gjeodezike të Buckminster Fuller-it”.
Për fund, medoemos zhvillimi i arkitekturës jugosllave të kohës u ndërlidh sërish edhe me kohën e regjimit, i cili potencohet si më liberali në krahasim me vendet tjera socialiste si Shqipëria e Enver Hoxhës.
“Jugosllavia ishte më liberalja prej të gjitha republikave socialiste, dhe nj vend më i lehtë për t’u bërë artist apo arkitekt i pavarur se sa në Bashkim Sovjetik, Rumuni, Shqipëri madje edhe në Gjermani Lindore”.
