Lajmet e fundit

Gazeta britanike The Guardian, ia ka kushtuar një artikull instalacionit artistik “Mendoj për ty” të artistes Alketa Xhafa Mripa.
The Guardian shkruan rreth idesë së artistes kosovare, e cila ka mbledhur fustane në solidarizim me gratë, viktima të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë.
Kjo artiste konceptuale e ka transformuar fushën e futbollit në kryeqytetin e Kosovës në një instalim gjigant artistik, me mijëra fustane të varura në tela. Ky është një mesazh prekës dhe mjaft i fuqishëm për të mbijetuarat e dhunës seksuale. Ekspozita “Mendoj për ty” do të hapet për vizitorët në stadiumin e qytetit të Prishtinës, të dielën në 16 vjetorin e ndërhyrjhes së forcave të NATO-s pas bombardimeve 3 mujore.
Përafërsisht 20,000 gra shqiptare – dhe disa burra- janë dhunuar nga ushtria, policia dhe paramilitarët serbë gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, kur shqiptarët e luftuan regjimin Jugosllav të udhëhequr nga Slobodan Milosevic.
Alketa Xhafa Mripa, një kosovare me nënshtetësi britanike, ka thënë se ideja për instilacion ka ardhur përderisa ajo kishte dëgjuar rrëfimet e të mbijetuarave nga dhuna seksuale, zëri i të cilave rrallë herë u dëgjua, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.