Lajmet e fundit

Romani ''E penguara'' i cili vjen nga shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, ka zënë vend edhe në një nga artikujt e gazetës britanike The Guardian.
Ndryshe nga gjuha shqipe aty ''E penguara'' është pasqyruar në gjuhën angleze si ‘’A girl in Exile’’ (Vajzë në ekzil)
Përveç kësaj The Guardian, shkruan se melodrama, tragjedia dhe miti ndriqojnë raportet në mes personave si individ dhe shtetit e ku transmetohen përmes të këtij romani të mirë të shkrimtarit shqipar, përcjellë Klna Kosova.
Megjithatë aty rrëfehet edhe për intervistën e Kadaresë të cilën e bëri në vitin 1998 për ''Paris Review'' e që gjatë saj ai tha se ka provuar të lidh një sintezë mes tragjedisë së madhe dhe groteskut.
Sipas The Guardian, Kadare në këtë roman për mirë apo për të keq ia ka arritur qëllimit të tij dhe se ky i fundit si një shkrimtar i njohur shqiptar merrem me gabimet dhe tmerret njerëzore në stile dhe forma të ndryshme.
Për Ismail Kadarenë kjo gazetë ka raportuar se është një nga shkrimtarët e rrallë me reputacion ndërkombëtar që ka arritur të tejlakojë problemet postmoderne të lëtërsisë botërore e patjetër që puna e tij mbetet gjithnjë e veçant dhe sfiduese.
''E penguara'' thuhet se është një ''libër'' që mëson të jetosh me të vdekurin dhe vdekjen por jo vetëm të mëson të jetosh me hijen dhe humbjen.
Ky roman u përkthye nga John Hodgson, e që Kadarenë e bën një njeri të dyfishtë që shkruan për dy vet-vete të ndara, përcjellë Klan Kosova.