Lajmet e fundit

Regjisori i filmit “The Danish Girl”, film që tregon historinë e njërit prej njerëzve të parë në botë që i është nënshtruar operacionit transgjinor, thotë se Hollywood-i duhet të krijojë kushte për aktorët transvestitë dhe e ka përkrahur aktorin Eddie Redmayne, aktorin që luan rolin kryesor në filmin e tij.
Filmi “The Danish Girl” i cili është i nominuar 4 herë në kategori të ndryshme nga Akademia e 88-të e Filmit Oscar, flet për artistin danez Einar Wegener, i cili ndërroi gjininë e u bë Lili Elbe në mes viteve 1920 dhe 1930 – një kohë kjo, kur as nuk kishte një term për transgjinorët dhe operacionet bëheshin pa penicilinë e pa anestezion.
“Kur e lexova skenarin, s’mund të besoja që ajo nuk ishte botërisht e famshme. Ajo është e jashtëzakonshme, kurajoze dhe ka historia e dashurisë që ka me gruan e saj Gerda Wegener, është njëra ndër historitë më të bukura të dashurisë sa i përket shekullit 20”, ka thënë Tom Hooper për ABC, transmeton Klan Kosova.
“Më bëri të mendoja se pse kjo histori nuk është shumë e njohur. E po ashtu më bëri të mendoj se historia e tij (Einar Wegener) që u bë ajo (Lili Elbe), ka rënë pre e paragjykimeve të kohës kur ka ndodhur.
Hooper thotë se përvoja e tij në studimin e historisë dhe në realizimin e filmit, ia ka ndërruar mënyrën se si mendon për personat që vendosin të ndërrojnë gjininë.
Hooper tregon se si është takuar me një grua tarnsgjinore, April Ashley e cila është më e vjetër në moshë dhe ka qenë modele ikonike në vitin 1960, e që i ka treguar atij se si njëherë ishte afër vetëvrasjes.
Aktori Redmayne, fitues i çmimit Oscar për interpretimin e tij në filmin "The Theorie of Everything", ka thënë se historitë e transvestitëve që ai ka dëgjuar, ishin të mrekullueshme.
Ai tani është i nominuar për herë të dytë nga Akademia Oscar, për çmimin Aktori më i Mirë.
Redmayne thotë se “kam takuar shumë njerëz nga komuniteti i transgjinorëve të cilët kanë qenë shumë të hapur duke folur për veten e tyre dhe kanë qenë shumë bujarë duke më mësuar se si të jem si ata”, ka thënë ai për ABC News, transmeton Klan Kosova.