Drama mbretërore e Netflix "The Crown" dhe komedia "Ted Lasso", ishin fituesit e mëdhenj në Çmimet Emmy të së dielës.
"The Crown" pos rrëmbimit të çmimit për serialin më të mirë dramë, u shpërblye edhe me katër fitore në aktrim për Gillian Anderson, Olivia Colman, Josh O'Connor dhe Tobias Menzies, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
"Çfarë përfundimi i mrekullueshëm i udhëtimit më të jashtëzakonshëm me këtë familje të bukur", ka thënë Colman për serialin e saj të fundit ku luajti Mbretëreshën Elizabeth II.
"E kam dashur çdo sekondë dhe mezi pres të shoh se çfarë do të ndodhë më pas", ka shtuar ajo.
"Do të doja që babai im të ishte këtu për ta parë këtë. Unë e humba babanë tim gjatë COVID-it, dhe ai do t'i kishte dashur t'i shihte gjitha këto", është shprehur e emocionuar aktorja.
Fitorja e "The Crown" në kategorinë e serive më të mira dramë nuk është hera e parë që një shërbim transmetimi ka fituar çmimin kryesor në Emmys, por shënon fitoren e parë për Netflix.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.