Lajmet e fundit

Tharja e rrobave brenda ambienteve të shtëpisë, mund të nxisë sulme të astmës vdekjeprurëse.
Këtë e kanë thënë disa ekspertë, të cilët kanë treguar që ambientet e lagështa krijojnë kushtet e duhura për krijimin e mykut, i cili pastaj liron sporet.
E këto spore, të cilat janë të padukshme, mund të nxisin reagime alergjike edhe sulme të astmës.
Fëmijët, personat në moshë dhe ata me sistem imunitar të dobët, siç janë pacientët e kimioterapisë, janë të rrezikuar në veçanti.
Ekspertët këshillojnë që rrobat të thahen jashtë ambienteve të shtëpisë, në mënyrë që të evitohet ndërtimi i mykut.