Zëvendëskryeministri i Kosovës ka uruar Prishtinës për kupën e fituar në basketboll pas ndeshjes me rivalin e saj kryesor, Pejën.
Ai ka thënë se kjo ishte një finale spektakolare e basketbollit kosovar ku është parë një paraqitje e shkëlqyeshme e basketbollistëvë të dyja skuadrave, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë është postimi i plotë i Hashim Thaçit:
Të gjithë basketbolldashësit ishim dëshmitarë të njërës prej finaleve më spektakolare të basketbollit kosovar, por edhe më gjerë. Pas një paraqitje të shkëlqyeshme të basketbollistëve të Prishtinës dhe Pejës, djelmoshat bardhekaltër fituan me një treshe në sekondën e fundit. Urime të përzemërta Prishtinës Kupa e Kosovës në basketboll, urime Pejës për rivalitetin e shfaqur, bravo Plisat dhe Shqiponjat për spektaklin.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.