Presidenti Hashim Thaçi me rastin e mbajtjes së “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit” ka thënë se duhet të gjithë së bashku t’i themi “Stop dhunës”.
“Janë fëmijët, motrat, vëllezërit, nënat dhe baballarët tanë. Le t’i themi së bashku “Stop dhunës”. Le të bashkohemi për mbrojtjen e viktimave të krimit. Përkushtimi ynë për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të viktimave duhet të jetë i përditshëm. Të gjithë së bashku kemi obligim që Kosovën ta bëjmë shtet të barabartë për të gjithë qytetarët duke ia garantuar atyre të drejtat, lirinë dhe barazinë para ligjit”.
Ai iu ka bërë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të sigurohen se viktimat e krimit trajtohen me dinjitet, njofton Klan Kosova.
“Si president i vendit i ftoj të gjitha institucionet përgjegjëse, që në përputhje me obligimet kushtetuese dhe ligjore, të sigurojmë që viktimat e krimit të trajtohen me dinjitet dhe profesionalizëm. Ngritja e vetëdijes për të drejtat e viktimave e forcon sundimin e ligjit dhe shtetin tonë. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë”.
Në kuadër të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit” kanë dhënë video-mesazhe edhe Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, nën patronatin e të cilit edhe është organizuar kjo javë, Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett dhe Ministri i Drejtësisë Selim Selimi.
Për shkak të rrethanave të shkaktuara nga pandemia, të gjitha seminaret e javës do të zhvillohen online.
LINKU ku mund ta gjeni video-mesazhin e presidentit Hashim Thaçi me rastin e mbajtjes së “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.