04.04.2023 · përditësuar para 1190 dite1 min lexim
Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë fjalës së tij në deklaratën pa betim, tha se në momentin kur ka dalë raporti i ish-senatorit Dick Marty, ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare hetim të pavarur.
Thaçi tha se ishte bashkësia ndërkombëtare ajo që i ka thënë se një gjykatë e veçantë ishte thelbësore për ta hequr “renë e zezë të akuzave për trafik të organeve në Kosovë”, teksa shtoi se “kjo sakrifice ia ka vlejtur”.
“Bota tani e di, sot si rezultat i këtij procesi se nuk kishte trafikim organesh dhe se 'Shtëpia e Verdhë' s’ka ekzistuar kurrë”, tha Thaçi, njofton Klankosova.tv.
Tutje, Thaçi tha se ai personalisht, UÇK-ja dhe të gjithë shqiptarët janë shfajësuar nga akuzat e Martyt.
“E vërteta është thënë se reja e zezë mbi Kosovën është hequr. Pra, kjo sakrificë ia ka vlejtur. Unë pres që të shfajësohem nga çdo akuzë në përfundim të këtij procesi”, është shprehur Thaçi, njofton Klankosova.tv.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
B
SHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.