Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është solidarizuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas rritjes së numrit të personave të vdekur nga koronavirusi atje.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Thaçi ka thënë se momente si këto janë kohë për të reflektuar ndikimin tonë në këtë kohë pandemie dhe të qëndrojmë në shtëpi, njofton Klan Kosova
Ky është postimi i plotë i Thaçit:
“Zemrat dhe mendjet tona janë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës tek shohim rritjen e numrit të viktimave të virusit COVID19. Ngushëllime familjeve të viktimave. Momente si këto janë kohë për të reflektuar për ndikimin tonë në këtë kohë pandemie dhe të qëndrojmë në shtëpi, që t’i ulim shansat e shpërndarjes dhe të shpëtojmë jetë”, ka shkruar Thaçi.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.