04.04.2023 · përditësuar para 1190 dite1 min lexim
Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, ka thënë se klienti i tij nuk ishte ai që mund të vendoste vetë që ta nënshkruante Marrëveshjen e Rambujesë më 1999.
Ai ka thënë se derisa Thaçi ka qenë në Rambuje të Francës, e kishte lënë konferencën për ta marrë miratimin e Adem Demaçit, përfaqësuesit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Aftësia e Thaçit që ta nënshkruante marrëveshjen vihej në dyshim nga një sërë faktorësh. Duhej të ekzistonte njëfarë aprovimi nga Adem Demaçi që ishte autoritet supreme politik i UÇK”, është shprehur Kehoe, njofton KlanKosova.tv.
“Thaçi u largua gjatë konferencës për të shkuar në Slloveni që ta merrte miratimin e Demaçit. Ish-sekretarja amerikane, Madeliene Albright, i bëri thirrje Demaçit që ai ta mbështeste Rambujesë, por ai ishte kundër sepse nuk përfshinte pavarësinë e Kosovës”.
Kehoe ka theksuar se Thaçi më pastaj u përball me presion të madh ndërkombëtar.
“Albright i tha atij ‘gjimnazist’ të cilin e kishte qortuar”.
Në fjalën e tij, Kehoe ka thënë se Thaci për nënshkrim kishte marrë miratimin e komandantëve të zonave.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.