Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pritur kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës Erolld Belegun.
Thaçi e uroi kryetarin e FBK-së për sukseset e arritura në ndërkombëtarizimin dhe afirmimin e basketbollit kosovar.
I pari i vendit tha se pas anëtarësimit në FIBA dhe debutimit historik të Kosovës në kualifikimet për në Kampionatin Evropian, është e qartë se shteti kosovar tashmë po e merr vendin e merituar në arenën ndërkombëtare të basketbollit.
Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu u shpreh se FBK mbetet e përkushtuar për avancimin e skuadrave përfaqësuesve dhe ato në nivel të klubeve të Kosovës, në të gjitha grupmoshat, për paraqitje dinjitoze në basketbollin evropian dhe atë botëror, dhe u shpreh mirënjohës për ndihmën e rëndësishme që institucionet e Kosovës po vazhdojnë t’i japin basketbollit dhe sportit kosovar në përgjithësi, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.