Lajmet e fundit

West Ham United ka bërë një ofertë drejt sulmuesit të Boca Juniors, Carlos Tevez, madje ajo është rekord për këtë klub.
Por pavarësisht 150 mijë funtave në javë të ofruara, argjentinasi ka refuzuar që të rikthehet në këtë klub, ku ka luajtur vite më parë.
Sipas David Sullivan nga West Ham, ai ka kërkuar 100 mijë funta më tepër në mënyrë që të nënshkruajë kontratë.
“Mendova se ishte një ofertë e lartë për të, sepse tash ai ka 33 vjet. Por që Tevez kërkonte 250 mijë.”
Me ardhjen e tij në West Ham, Tevez me ofertën e bërë ndaj tij do të bëhej lojtari më i shtrenjtë i klubit, duke kaluar edhe Dimitri Payet i cili paguet me 100 mijë në javë, transmeton Klan Kosova.