Lajmet e fundit
Sulmuesi u kthye tek skuadra e tij e parë profesionale, ndërsa insistoi se ai është i gatshëm për të treguar nivelin e lartë të lojës që posedon.

Carlos Tevez ka shprehur lumturinë e tij për kthimin tek Boca Juniors në prezantimin e tij si nënshkrimi më i ri i klubit.
Sulmuesi u kthye në Argjentinë, ku edhe pati filluar karrierën, para se të largohej tek Manchester United, Manchester City e Juventus.
Ai refuzoi një kalim tek Atletico Madrin në mënyrë që të kthehej tek Boca.
“Kur u largova nga Boca isha 20 vjeç”.
“Tani kam mbushur 31 dhe jam më i madh, më me përvojë dhe duhet të jem shembull për lojtarët e rinj. U ktheva në momentin më të mirë në karrierë”.
“Gjithmonë kam menduar për kthimin”.
“Trajneri e di ku mund të luaj dhe çfarë mund të bëj, prandaj duhet dëgjuar”.