Lajmet e fundit
Carlos Tevez iu ka treguar drejtuesve të Zonjës së Vjetër se dëshiron që të largohet nga aty, për t’u rikthyer në Argjentinë te Boca Juniors.

31 vjeçari ka edhe një vit kontratë me Juven ndërsa pritet të shihet nëse të dy palët do të pajtohen për këtë lëvizje të tij.
Daniel Angelici, presidenti i Bocas ka thënë se do të dëshironte shumë që Tevez të bashkohej me skuadrën e tij.
“Do të ishte e mirëseardhur, por duhet respektuar Juventusi pasi ai ka edhe një vit kontratë, por një është e sigurt ai ose do të qëndrojë te Juventusi ose do të rikthehet te Boca, nuk ka klube tjera për të” ka thënë Angelici.