Lajmet e fundit
"Nga ana teknike nuk janë të mirë. Besoj se edhe pas 50 vitesh, futbolli kinez nuk do ta arrijë dot nivelin e futbollit evropian”

Carlos Tevez kishte lënë Argjentinën për të kaluar në Kinë pasi atje merr 38 milionë euro në sezon dhe luan për Shanghai Shenhuan.
Ish-sulmuesi i Manchester United dhe Manchester City siç duket është penduar shumë pasi së fundmi nuk i ka kursyer kritikat për futbollin kinez.
Futbollisti së fundmi është kritikuar nga klubi i tij për shtimin në peshë dhe prej pak ditësh është lënë pushim pasi vazhdon në palestër për rënien nga pesha.
“Në Amerikën e Jugut dhe në Evropë mësohet futbolli që kur je fëmijë”.
“Në Kinë, jo. Nga ana teknike nuk janë të mirë. Besoj se edhe pas 50 vitesh, futbollikinez nuk do ta arrijë dot nivelin e futbollit evropian”, ka thënë Tevez për një medium francez.
Argjentinasi është lënë kohëve të fundit jashtë skuadrës pasi ka shtuar shumë peshë.
Ai luan në Kinë qe një vit e gjysmë, por ka zhvilluar vetëm 12 ndeshje dhe ka shënuar tre gola.