Lajmet e fundit

Evenimente prestigjioze si ajo e Oscarit nuk mund të realizohen në Kosovë. Kjo mbase nga kostot milionëshe që kërkojnë, njofton Klan Kosova.
Edhe pse pa tapet të kuq e ndonjë glamur të veçantë një “improvizim” i tillë u bë sot në kabinetin e ministrit të kulturës, Kujtim Shala. E ky i fundit shpërbleu aktorët e regjisorët më të mirë për vitin 2015.
Ndër ta edhe aktori Selman Jusufi, që i shërbeu teatrit për 45 vite. E ai pati një dedikim të veçantë.
Një tjetër aktore e njohur që u vlerësua si aktorja më e mirë e vitit ishte edhe Teuta Krasniqi, për rolin e Shkurtës në shfaqjen “Gishti” ku trajtoi temën e të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ajo ndihet shumë e lumtur që puna e saj u vlerësua.
Antari i jurisë që i dha këto çmime Agim Selimi, shpërbleu me çmim edhe regjisorin Bekim Lumin, i cili pati një koment interesant për mikun e tij, i cili edhe ia dorëzoi mirënjohjen.
Fitues të çmimeve vjetore për teatër mori edhe shfaqja “Shërbëtori i dy zotërinjve” si dhe shtëpia teatrale filmike “ART”.
Kronikë nga Klan Kosova.