Tetori është muaji i ndërgjegjësimit dhe parandalimit të kancerit të gjirit.
Me rastin e nisjes së këtij muaji, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka bërë thirrje grave dhe vajzave që të kujdesen për veten, duke bërë mamografi falas.
“Mirëmëngjes, dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një muaj të mbarë”, ka shkruar shefi i qeverisë shqiptare, njofton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.