Lajmet e fundit

Njihuni me Nariyana - një vajzë albine tetëvjeçare, e cila po mahnitë të gjithë.
E quajtur “Snow White” për shkak të flokëve të bardhë dhe ngjyrës, Nariyana jeton në Yakutia, Siberi, transmeton Klan Kosova.
Nga e gjithë familja e saj, ajo është e vetmja me flokë bionde dhe albino e parë nga të dy anët e familjes.
“Ajo është personi më i pazakontë që kam takuar”, ka thënë fotografi Vadim Rufov. Por edhe pse Nariyana ka marrë oferta të shumëfishta nga agjencitë modeluese, nëna e saj nuk dëshiron që ajo të vazhdojë karrierën e modelimit.
“Ne kemi shumë oferta nga agjencitë e modelimit dhe reklamimit, por unë nuk dua ende që ajo të punojë”, ka thënë nëna e saj.
“Kur ajo të rritet do të zgjedhë se çfarë dëshiron të bëhet”.