Emily Vancamp dhe Josh Bowman po festojnë tetëvjetorin e lidhjes.
Aktorja 33 vjeçare hyri në Instagram për të shkruar disa fjalë për të burrin e saj 31 vjeçar, transmeton Klan Kosova.
“Gati një vit të martuar por sot janë bërë tetë vjet bashkë. Faleminderit këtij njeriu që e ka bërë jetën time të mrekullueshme dhe për të qenë babai më i mirë. Ne jemi shumë me fat”, shkroi Emily poshtë një fotografi bashkë me Josh në helikopter.
Emily dhe Josh nisën lidhjen në vitin 2011. Ata njoftuan fejesën në maj të vitit 2017 dhe u martuan në dhjetor të vitit 2018.
https://www.instagram.com/p/B4JTgmpHU5e/?utm_source=ig_embed
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.