Lajmet e fundit

Një skaf me emigrantë u fundos të premten në mëngjes në ishullin lindor grek të Rodosit, duke lënë tetë të vdekur, thanë autoritetet greke.
Roja bregdetare tha se incidenti ndodhi teksa skafi po kryente “manovra të rrezikshme” për t'i shmangur një mjeti patrullues, duke bërë që emigrantët të binin në det. Tetëmbëdhjetë nga emigrantët u shpëtuan.
Punonjësit e shpëtimit në tre anije të rojes bregdetare dhe një helikopter po punonin pranë zonës turistike të plazhit Afantou në verilindje të ishullit. Është e paqartë nëse pasagjerë të tjerë janë zhdukur, thanë autoritetet, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.
Tetë nga të mbijetuarit janë shtruar në spital, thanë zyrtarët lokalë, me një prej tyre në gjendje kritike, sipas televizionit shtetëror.
Rodosi, një nga disa ishuj të mëdhenj grekë të vendosur pranë bregut të Turqisë, është në një rrugë të ngjeshur kontrabande të paligjshme në Mesdheun lindor.