Tetë njerëz kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Serbi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 39.
Ndërkaq, janë shënuar 305 raste të reja të infektimit me koronavirus duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1.476, njofton Klan Kosova.
Punëtorët mjekësorë të infektuar me virusin korona, si të gjithë qytetarët e tjerë, janë referuar për trajtim dhe nuk mund të kthehen në punë derisa të jenë testuar negativisht dy herë për për koronavirusin.
Epidemiologu Predrag Kon ka thënë se ata janë nën mbikëqyrje të veçantë edhe ata që kanë qenë në kontakt me pacientët në kujdesin shëndetësor.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.