Lajmet e fundit

Nëntë persona janë arrestuar të martën rreth orës 19 e 20, pasi tetë nga ta dyshohet se e rrëmbyen të nëntin, shtetas serb, pasi dyshohet se ky i kishte marrë para duke i premtuar se do t’i pajiste me viza dhe pasaporta të Serbisë.
“Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim e kanë rrëmbyer viktimën mashkull shtetas të Serbisë, për shkak se i njëjti i kishte mashtruar duke u marrë para me premtimin se do t’ua rregullojë disa viza dhe pasaporta të Serbisë. Me vendim të prokurorit tetë të dyshuarit për rrëmbim si dhe i dyshuari për mashtrim janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.