Lajmet e fundit

Tetë palestinezë janë vranë në një sulm ushtarak izraelit në qytetin Tulkarm të Bregut Perëndimor.
Një banore ka thënë se gjithçka në atë vend është shkatërruar, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
"Ata shkatërruan gjithçka, rrugët, infrastrukturën, ujin dhe rrymën. Ata hynë në shtëpi, thyen dyert dhe i bombarduan, siç mund ta shihni. Ata e rrënuan shtëpinë, nuk lanë asgjë në të, por çfarë të bëjmë?", ka thënë banorja Majida Abu Mariam.