Lajmet e fundit

David është një psikologe në Shkollën e Mjekësisë në Harvard.
Në librin "Emotional Agility," ajo i mëson lexuesit sesi t`i përballojnë ndjenjat e tyre - në vend që të frikësohen, ose t`i shtypin ato.
Libri i mëson poashtu lexuesit që të flasin me veten pothuajse në të njëjtën formë sikurse do t`i flisnin një fëmije.
"Peak" nga Anders Ericsson dhe Robert Pool
Në "Peak", Ericsson, një psikolog në Universitetin Shtetëror të Florida-s, parashtron prova shkencore dhe anekdotike për idenë se ka vetëm një rrugë për t'u bërë më të mirë në çdo fushë.
Kjo rrugë nga Ericsson dhe kolegu i tij quhet "praktika të qëllimshme".
"I Know How She Does It" është hetimi më i fundit i shkrimtares për mënyrat më të mira për të menaxhuar kohën tuaj dhe për një jetë kuptimplotë.
Janice Kaplan, ish redaktore e revistës Parade, kaloi një vit duke u përpjekur për të gjetur mirënjohjet në të gjitha fushat e jetës së saj, nga martesa karriera e deri tek shëndeti i saj.
Rezultati "The Gratitude Diaries", është llogaria më e freksët se sa thjesht mund të jesh mirënjohës - dhe duke vërejtur se ajo kishte gjëra për të qenë mirënjohëse për të - e bëri atë një person më të lumtur.
'Year of Yes' nga Shonda Rhimes
Nëse ju nuk e dini se kush është Shonda Rhimes, ju padyshim që i keni përcjellë një seri të hiteve që ajo shkroi si "Grey's Anatomy", "Scandal", dhe How to Get Away With Murder."
Në " 'Year of Yes" Rhimes rrëfen se si vitin e kaloi duke thënë "po" për absolutisht çdo gjë.
"How to Stop Worrying and Start Living" nga Dale Carnegie
"How to Stop Worrying and Start Living", është botuar për herë të parë në vitin 1948, dhe është vazhdim i bestsellerit të Carnegie të vitit 1936 "How to Win Friends and Influence People".
"Happier" nga Tal Ben-Shahar
Në këtë libër, Ben-Shahar kombinon kërkimin, histori nga jeta e tij, dhe mençurinë filozofike për të mësuar se si lexuesit duhet të kultivojnë lumturinë në çdo ditë të jetës së tyre.
Në "The Power of When", psikologu dhe specialisti i gjumit, Michael Breus kthen shkencën e kronotipeve në praktikë, në një gjuhë lehtë të kuptueshme.
Kronotipi juaj është prirja juaj që të jeni një person i mëngjesit, i mbrëmjes ose diku në mes.