Me gjithë faktin që kafenë mund ta gjeni në pothuajse çdo cep, është jashtëzakonisht e vështirë të bëhet si duhet. Më së shpeshti ndodh që pijes suaj të preferuar i mungon sheqeri, të jetë shumë e fortë ose e lehtë.
Ju prezantojmë tetë gabimet e përgatitjes së kafesë për shkak të të cilave ajo juaj nuk është ashtu si e dëshironi ju:
- ZIERJA E TEPËRT E KAFESË
Kur shija e kafesë është e ithët, kjo është shenjë që e keni zier për së tepërmi. Ndonjëherë ka faj xhezvja në të cilën e keni përgatitur, prandaj thjesht zëvendësojeni. Sa duhet të zihet kafja, varet nga lloji i saj.
Ndarja është si vijon:
Espreso – dy minuta e gjysmë
Kafja turke – 45 sekonda në ujë të vluar
Kafja e pjekur – gjashtë minuta
- UJI SHUMË I NXEHTË
Përdorimi i ujit me temperaturë adekuate është kyç në fitimin e shijes së mirë të kafesë, 195-205 shkallë është temperatura ideale sepse me të fitohet aroma më e mirë dhe shija më e mirë e kësaj pijeje.
- INJOROHET RAPORTI I KAFESË DHE UJIT
Për kafenë më të mirë duheni të përdorni dy lugë kafe dhe 180 mililitra ujë. Sigurisht, nëse dëshironi shije më të fortë, mund të shtoni edhe më shumë kafe dhe e kundërta. Vetëm përpiquni që të qëndroni sa më afër raportit ideal.
- PËRDORET KAFJA E BLUAR MË HERËT
Edhe pse ju bie rëndë që në mëngjes të ndani kohë për të bluar kafenë, është shumë më mirë që këtë gjë ta bëni para zierjes së pijes.
- ZGJIDHET KAFJA MË E LIRË
Zgjidhja ekonomike është vendim i mirë, por shpesh ndodh që kokrrat e lira të kafesë njëkohësisht të jenë edhe më të dobëtat. Në vend se të paguani kafenë sipas çmimit më të ulët, kurseni para ashtu që të reduktoni pirjen e kafesë në kafene dhe restorante.
- NUK E RUANI KAFEN SI DUHET
Nëse dëshironi të ruani freskinë e kafesë, mbajeni të mbyllur hermetikisht në ambalazh të mbyllur, në vend të ftohtë dhe të errët. Enët qeramike dhe të qelqit janë më të mira për këtë gjë.
- NGRIRJA E KAFESË
Edhe pse ndoshta keni menduar që me ngrirjen e kafesë ruani shijen e saj, në fakt ajo humbet me këtë gjë. Nëse kafja nuk ruhet në enë të mbyllur hermetikisht, ajo merr aromat nga frigoriferi, shkruan femina. Nëse duhet ta ruani në frigorifer, atëherë kujdesuni që enët me kafe të jenë të mbyllura mirë. Mos i ktheni në frigorifer pasi që ta hapni kafenë.
- ZIENI KAFE TË VJETËR
Për shijen më të mirë të kafesë përdorni kokrrat e freskëta të kafesë sepse ato me kohë humbin freskinë e tyre. Kushtojini kujdes afatit të skadimit të kafesë dhe blijeni në sasi të vogla.