Edicioni i parë i “Hani Fest - Art n’ven”, do të mbahet nga sot deri më 20 qershor 2026 në Hanin e 2 Robertëve në Prishtinë.
Gjatë këtyre ditëve të festivalit, artistët: Adriana Marku Sedaj, Bardhyl Bejtullahu, Bujar Kabashi, Arbër Sahiti, Skënder Boshtrakaj, Arianit Lakna, Fatos Kabashi dhe Gjon Mirdita do ta shndërrojnë Hanin në një hapësirë të gjallë krijimi, ku publiku do të ketë mundësinë të ndjekë nga afër procesin artistik, zhvillimin e ideve dhe realizimin e veprave në mediume të ndryshme.
Në kuadër të këtij edicioni do të ofrohet një eksperiencë unike artistike, ku arti krijohet para syve të publikut, duke përfshirë pikturën, skulpturë, instalacione dhe praktika multidisiplinare, poashtu takime dhe biseda me artistët./Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VR
SHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.