Lajmet e fundit

E përditshmja katalunase e afërt me Barcelonën, Sport ka gjetur 8 arsye pse ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo nuk duhet të fitojë Topin e Artë.
Baza e argumentit është se portugezi nuk ka qenë vendimtar në momentet më të rëndësishme për Realin dhe Portugalinë.
1- Nuk shkëlqeu në finalen e Ligës së Kampionëve - Real Madrid fitoi Ligën e Kampionëve e njëmbëdhjeta në historinë e saj, por roli i tij ne finale ishte i varfër. Luajti në finale i dëmtuar.
2- Kampionati Evropian ishte i dobët- Cristiano Ronaldo ishte i destinuar për të udhëhequr Portugalinë në ‘Euro 2016’, por performanca e tij në Francë ishte larg pritshmërive.
3- Eder ishte heroi i Portugalisë- Ishte sulmuesi i Liles ai i cili mund te konsiderohet si hero pasi shënoi një gol fantastik ndaj Francës duke i dhuruar Portugalisë në këtë mënyre Kampionatin e pare Evropian.
4- Griezmann u shpall golashënuesi me i mire i ‘Euro 2016’- Francezi arriti te mposhte konkurrencën e Ronalos pasi me 6 rrjeta u shpall golashënuesi me i mire i turneut. Ndërsa Ronaldo shënoi vetëm 3 here.
5- Rivale te dobët në Ligën e Kampionëve dhe ‘Euro 2016’- Rrugëtimi i RealMadrid për ne finale ishte me skuadra me te dobëta duke u përballur me Romen, Wolfsburg dhe Manchester City. Ndërsa ne ‘Euro 2016’ Portugalia u përball me Islandën, Austrinë, Hungarinë, Kroacinë, Poloninë, Ulësin dhe ne fund Francën.
6- Real Madrid i varfër me trofe- Gjate sezonit te fundit skuadra e ‘Los Blancos’fitoi vetëm Ligën e Kampionëve pasi në garat tjera humbi duelet me Barcelonën.
7- Suarez shënoi me shume gola- Cristiano Ronaldo nuk arriti te shpallej golashënuesi me i mire i La Liges pasi Luis Suarez i Barcelones shënoi plot 40 gola duke marre Këpucën e Artë.
8- Ne vitin 2004 fitoi Shevchenko - ‘France 2016’ është cilësuar si një kampionat shume i varfër krahasuar me atë te vitit 2004 ku fitoi Greqia. Atë vit fituesi i Ligës së Kampionëve ishte Porto por ‘Topi i Arte’ përfundoi ne duart e lojtarit te Milan, Andrei Shevchenko.