Sonte do të promovohet libri më i ri i poetit Arbër Selmani, me titull “Testosteron”.
Autori ka treguar se vepra përmban tetë tregime, të cilat i ka punuar për rreth një vit e gjysmë deri në dy vite.
“Është një libër me tregime. Janë 8 tregime që kam punuar tash 1 vit e gjysmë ose 2 vite. Është hera e parë që po provoj prozë, sepse gjithmonë kam shkruar poezi”, tha Selmani në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Libri tashmë është botuar në Shqipëri, ndërsa sonte do të vijë për herë të parë edhe në duart e lexuesve kosovarë. /Klankosova.tv
https://youtu.be/6lhqzgobA-g
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.