Lajmet e fundit

Studimi rreth një ilaçi të ri i cili mund të trajtojë sklerozën shumëfishtë tregon se është e mundur që të ngadalësohet progresi i kësaj sëmundje në afate të shkurtra, megjithatë efektet ishin të vogla.
Në një testim të zhvilluar me 1,327 persona, 26% prej tyre kanë parë që simptomat janë përkeqësuar pas tre muajsh përdorimi të siponimod krahasuar me 32% të tjerë që kanë përdorë ilaçin testues.
Aktualisht nuk ekzistojnë medikamente për trajtimin e sklerozës së shumëfishtë në fazat sekondare.
Ekspertët e kësaj sëmundje kanë shprehur shqetësimin e tyre, përderisa kane deklaruar se zhvillimi i tretmanëve të reja është i nevojshëm.
Skleroza e shumëfishtë atakon sistemin nervor dhe mund të shkaktojë probleme me balancin, shikimin, lodhje dhe memorie.