Lajmet e fundit

Një testim i thjeshte i gjakut që tregon në qoftë se pacienti po përjeton një sulm kardiak, është cilësuar si efektiv, pas zhvillimit të disa studimeve.
Testimi i cili përdoret në departamentet e emergjencave, mund të diagnostifikojë episode të sulmeve në zemër, potencialisht fatale, shumë më shpejtë si dhe është treguar 100% i saktë.
Kjo u mundëson pacienteve një mundësi shpëtimi tejet herët.
Përmes kësaj teknike bëhet matja e proteinave të quajtura tripinins të cilat lirohen nga qelizat e dëmtuara të zemrës gjatë një sulmi kardiak.
Së fundmi ky testim është aprovuar edhe në Amerikë, ndërsa në Evropë veçse është duke u përdorë.