Me veprime për kopjim i imituan të rriturit, e njashtu edhe rezultatet i patën të njëjta në një pikë.
Semimaturantët, sikur ata që e kryen Testin e Maturës, më të mirë dolën në gjuhë të huaja se në të veten, raporton Klan Kosova.
Arritjen më të lartë e patën në gjuhën angleze ndërsa gjuha amtare s'qe as e dyta.
Por, kjo performancë, sipas njohësit të fushës, Egzon Gashi, tregon edhe cilësinë e sistemit.
Rezultatet fort shqetësuese po i sheh edhe një ish-zëvendës ministër i Arsimit, Nehat Mustafa, që thotë se përgjegjësinë duhet ta mbajë vetë Ministria e Arsimit.
Në total arritshmëria ishte 48.35 përqind sivjet, afërsisht sikur vitin e shkuar, bile edhe vjet gjuha shqipe nuk ishte e para në listë për pikët në nivel vendi.
Në tri vitet e fundit, rezultatet për testet e klasave të nënta, kanë pësuar rënie. Që nga 2024-ta, ato s'e kaluan 50-shin asnjëherë.
Ndiqni detajet më poshtë:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.