Prodhuesi i veturave elektrike, Tesla, ka njoftuar se ma prodhuar 1.3 milionë sosh gjatë vitit 2022.
Kjo nënkupton se ky gjigant ka nxjerr në treg 40 përqind më tepër vetura sesa gjatë vitit 2021, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.
Megjithatë firma e drejtuar nga miliarderi, Elon Musk nuk arriti parashikimet e shitjeve në Ëall Street, në muajt e fundit të vitit.
Aksionet e kompanisë pësuan rënie prej 12 përqind pas përditësimit të të dhënave.
Në një qëndrim drejtuar investitorëve, Tela tha se kishte për t’u përballur me “sfidën e COVID dhe zinxhirin e furnizimit gjatë gjithë vitit”.
Derisa të martën autoritetet në Korenë e Jugut njoftuan se do ta gjobitin Teslan-n me 2.2 milionë dollarë për dështim që të tregojë për klientët e saj rreth kapacitetit të shkurtët të lëvizjes së automjeteve të saj elektrike në temperatura të ulëta.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.