Tesla njoftoi, të dielën, shifrat e shpërndarjes dhe prodhimit për tremujorin e tretë të vitit 2022.
Gjiganti i automjeteve, ka raportuar për 343,000 dërgesa totale, nga 365,000 automjete të prodhuara, duke bërë kështu që të dështojnë parashikimet e analistëve, shkruan CNN.
Prodhuesi më i vlefshëm i makinave në botë tha, se prodhoi 19,935 dhe dorëzoi 18,672 automjete “Model S” dhe “X”. Gjithashtu, ka prodhuar 345,988 makina “Model 3” dhe “Y” dhe dorëzoi vetëm 325,158 prej shifrës totale, transmeton KlanKosova.tv.
Këto janë shifrat me të ulëta sesa pritej andaj, edhe rezultuan me ndërprerje të prodhimit në fabrikën e saj në Shangai. Analistët e prisnin që Tesla të dorëzonte 359,162 makina.
Mirëpo, përgjithësisht raporti tregoi një rritje të prodhimit nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar kur Tesla prodhoi 237,823 makina.
Automjetet Tesla “Model S” dhe “X” janë në shitje më një çmim prej më shumë se 100,000 dollarë.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.