Lajmet e fundit
Kapiteni i Chelsea, John Terry ka pranuar se është i pasigurt tash për tash për idenë që të bëhet menaxher i kësaj skuadre.

Mbrojtësi i skuadrës londineze do të ngris titullin e Premier League për të katërtën herë kësaj të diele në përballjen e fundit të sezonës me Sunderland.
Në një intervistë për Soccer AM’s Terry ka pranuar se nuk do të dëshironte që të ishte në gjithë atë presion të lartë për çdo ditë në këtë moment.
“Është diçka që dua ta bëjë, kam qenë i etur për tre-katër vite, tash jam në pozicion 50:50, nuk e di nëse dua të jem në atë presion çdo ditë, por që ëndrra ime ka qenë që të udhëheqë me Chelsean, ka qenë, besomëni ka qenë, por tash nuk e di.” ka thënë Terry.
Më pas ai ka shtuar se dëshiron që të qëndrojë në Stamfford Bridge edhe pasi ta përfundojë karrierën si lojtar, edhe nëse jo si menaxher.