Lajmet e fundit

John Terry favorizon kalimin në Aston Villa, dhe mbrojtësit të Chelseas i është ofruar një kontratë njëvjeçare që t’i bashkëngjitet klubit të udhëhequr nga Steve Bruce, sipas Sky Sports.
Ish-kapiteni i Anglisë po largohet nga Chelsea si transfer i lirë, dhe ka tërhequr interesim nga skuadrat si Bournemouth, Swansea dhe West Brom.
Sidoqoftë, Terry raportohet se nuk do të luajë kundër Chelseas, dhe është i gatshëm të luajë në Championship, pasi që ka marrë oferta nga Aston Villa dhe rivalët e tyre lokal, Birmingham City.