Lajmet e fundit

John Terry ka hedhur poshtë raportimet se raportet e tij me Antonio Conte janë prishur, pas lënies në bankën rezervë në ndeshjen në FA Cup kundër Manchester United.
Anglezi ka thënë se të gjitha gjërat e thëna, nuk janë të vërteta, transmeton Klan Kosova.
The Sun ka raportuar se Terry bashkë me Ake, Begoviq, Chaolabah, Zouma ishin të mllefosur me trajnerin italian, por që kapiteni ka hedhur poshtë këtë.
“Ndonjëherë ka gjëra që s’mund të bësh asgjë si lojtar”.
“Kam qenë titullar në katër ndeshjet e para dhe më pas u lëndova, humbën nga Liverpool dhe Arsenal dhe trajneri më pyeti se kur do të mund të kthehesha në fushë”.
“Më pas luajtëm 13 ndeshje pa humbje, u riktheva, isha gati por jo plotësisht. Për të thënë sinqertë pranojë që të mos luajë këtë sezonë më vetëm e vetëm që skuadra të fitojë”, ka thënë Terry.