Lajmet e fundit

John Terry është duke shqyrtuar seriozisht bashkimin me Aston Villa për 60 mijë funta në javë.
Terry thuhet se po shikon që të refuzojë ofertat nga klubet prej Premier League në favor që të provojë ta ndihmojë Steve Bruce-n në sfidën e tij për rikthim në nivelin e parë të garave, transmeton Klan Kosova.
Ish kapiteni i Chelsea, ka mbajtur bisedime me Swansea, Bournemouth dhe West Brom që prej kur u largua nga Stamford Bridge në fund të sezonit.
Ish kapiteni i Anglisë do të arkëtojë edhe dy milionë funta të tjera nëse arrin ta ndihmojë Aston Villan.