Lajmet e fundit

Terrence Howard po martohet prapë me ish-gruan Mira Pak.
Aktori 49-vjeçar i propozoi asaj të dielën gjatë darkës me familjen dhe miqtë në restoratin Crustacean në Beverly Hills, transmeton Klan Kosova.
TMZ raporton se Terrence i dhuroi asaj një unazë prej 1 milion dollarë.
“U deshën 45 vjet për të të gjetur ty por tani që të kam në vitin e 50-të, dua ta kalojë pjesën tjetër të jetës me ty”, tha Terrence gjatë fjalimit pas propozimit.
Terrence dhe Mia u martuan së pari në vitin 2013 por më pas ajo paraqiti letrat për divorc në vitin 2015 ndërsa ishte shtatzënë me fëmijën e parë.
Çifti u rikthye dhe duket se janë të lumtur më shumë se kurrë më parë.