Lajmet e fundit

Autoritetet në Papua Guinenë e Re thanë se të paktën pesë persona u vranë dhe qindra shtëpi u shkatërruan pas një tërmeti me magnitudë 6.9 ballë.
Tërmeti goditi afër qytetit të Ambunti në rajonin e largët të Sepik Lindor, shkruan Deutche Welle në gjuhën angleze, transmeton Klankosova.tv.
"Deri më tani, rreth një mijë shtëpi janë shkatërruar", tha Guvernatori i Sepik Lindor, Allan Bird dhe shtoi se ekuipazhet e emergjencës "po vlerësonin ende ndikimin" nga një lëkundje që "dëmtoi shumicën e pjesëve të provincës".