Si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.2 shkallësh, që goditi Italinë Qëndrore në mesnatën e së martës, të paktën 37 persona është rezultati i fundit i viktimave.
Ndonëse janë shkaktuar viktima në mesin e tyre besohet se ka edhe shumë fëmijë, bëhet e ditur që të zhdukur nën rrënoja janë edhe rreth 150 persona të tjerë, për të cilët asgjë nuk dihet për fatin e tyre, njofton Klan Kosova.
Por për të njoftuar edhe të tjerët në rast se gjendeni në zonën ku mund të dëgjohen lëkundje të tokës, rrjeti social Facebook tashmë ka aktivizuar edhe kontrollin e sigurisë.
‘’Nëse ju jeni në një zonë të tillë në Itali, ndiqeni lidhjen për të kuptuar miqtë tuaj se ju jeni të siguritë’’, thuhet në njoftimin zyrtarë.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.