Lajmet e fundit

Një tërmet me magnitudë 7.6 ballë goditi Japoninë perëndimore të hënën, duke shkaktuar një paralajmërim për cunami, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara dhe Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.
Tërmeti, i cili kishte një thellësi prej 10 kilometrash ndodhi rreth 42 kilometra në verilindje të Anamizu në prefekturën Ishikawa, sipas USGS.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi një paralajmërim për cunami përgjatë rajoneve bregdetare të Japonisë perëndimore, transmeton Klankosova.tv.