Lajmet e fundit

Një tërmet me magnitudë prej 4.7 ballësh goditi zonën e Nju Jorkut të premten.
Qendra e tërmetit ishte pranë distriktit të Libanit në shtetin amerikan të Nju Xhersit rreth orës 10:23 (me orën lokale), sipas Departamentit të Brendshëm të SHBA.
Banorët e Nju Jorkut raportuan në mediat sociale se ndjenë lëvizje në Bregun Lindor, përcjell KlanKosova.tv
https://twitter.com/i/status/1776263165862355340
Derisa, departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut njoftoi se fillimisht nuk kishte raportime për dëme.