Në këto momente, janë regjistruar dridhje toke në vend.
Lexues të Klankosova.tv kanë raportuar nga lokacione të ndryshme, si nga Prizreni, Prishtina e Fushë-Kosova, që kanë ndjerë dridhje toke në këto momente.
Raportimet e pakonfirmuara nga institute që bëjnë matjet e dridhjeve të tokës, raportojnë për dridhje toke të fuqisë 4.3 ballë të Rihterit.
Disa të tjera raportojnë për 4.6.
Sipas të dhënave preliminare e të pakonfirmuara, raportohet se tërmeti ka prekur Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.
I njëjti është regjistruar rreth orës 22:05.
Disa raportime thonë se epiqendra e këtij tërmeti ka qenë qyteti i Shkupit.
Edhe dy ditë më parë, u raportuan dridhje toke në Kosovë.
https://klankosova.tv/termet-ne-kosove-kjo-ishte-epiqendra/
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.