26.12.2022 · përditësuar para 1304 dite1 min lexim
Një tërmet e ka goditur Korçën të dielën mbrëma ku banorët kanë raportuar për lëkundje të forta.
Sipas të dhënave bëhet me dije se epiqendra e tërmetit ishte 11 kilometra larg nga Korça ndërsa magnituda ishte 2.6, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.
Lëkundjet e forta janë ndjerë pasi epiqendra ishte vetëm 1 kilometër thellë në tokë.
Nuk ka raportime për dëme materiale.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.