Lajmet e fundit

Fatih Terim nuk do të jetë më trajner i kombëtares së Turqisë, pas përfshirjes në një përleshje para dy jave.
Video televizive shfaqnin 63 vjeçarin në një përplasje me pronarin e një restoranti në një vend bregdetar në Turqi.
Terim dhe familja e tij kishin lënduar pesë persona gjatë këtij incidenti.
Lajmin për larginin e tij e bëri Federata e Futbollit të Turqisë me një deklaratë duke thënë se “të dyja palët janë pajtuar që do të ishte më e shëndetshme që t’i ndajnë rrugët”.