Lajmet e fundit

Menaxheri i Manchester United, Louis Van Gaal ka deklaruar se tashmë prioritet si klubit që udhëheq është titulli i Europa League, duke u tërhequr nga gara për titull në ligë.
Këtë deklarim holandezi e ka bërë pas disfatës si mysafir i Sunderland, këtë të shtunë.
Djajtë e Kuq pozicionohen gjashtë pikë pas vendit të katërt, dhe me ndeshjen e luajtur sot ata kanë një më shuam të zhvilluar.
Kështu holandezi duket të jetë dorëzuar nga titulli i Premier League, pas që ka deklaruar se do të jetë e vështirë tashmë, ai ka thënë se ndeshjet e tilla si me Sunderland nuk duhet të lëshohen.
Edhe pse e ka bërë Europa Leaguen prioritet ai ka thënë se edhe rruga në këtë garë do të jetë e vështirë, transmeton Klan Kosova.