Lajmet e fundit
Gardiani 23 vjeçar ishte i lumtur me përparimin e skuadrës në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Mar-Andre ter Stegen e ka pranuar se Athletic Bilbao i shkaktoi goxha probleme Barcelonës në ndeshjen e dytë çerekfinale të Copa del Rey.
Skuadra kampione mbrojti epërsinë 2-1 nga ndeshja e parë në San Mames, por e gjeti veten në probleme pasi në ndeshjen e parë serinë e golave e hapi Inaki Williams.
Megjithatë golat e Luis Suarez, Gerard Pique dhe Neymar i dhanë sigurinë skuadrës së Luis Enriques.
“Athletic është kundërshtar i papërshtatshëm për ne, për shkak të presionit të madh në top”.
“Në pjesën e dytë ne ishim më të mirë. Krijuam më shumë hapësira dhe i shfrytëzuam ato”.