Një kapitull i ri fillon në karrierën e portierit me përvojë gjerman.Sipas burimit të njohur dhe të besuar Fabrizio Romano në faqen e tij në rrjetet sociale X, portieri gjerman i Barcelonës, Marc-André ter Stegen, do t'i bashkohet Gironas në formë huazimi në të ardhmen e afërt.Raportohet se Girona ka arritur tashmë një marrëveshje me portierin dhe dokumentet përfundimtare tani po përgatiten përpara nënshkrimit zyrtar të kontratës. Ter Stegen do t'i bashkohet Gironës në një marrëveshje huazimi gjashtëmujore, transmeton Klankosova.tv Prezantimi zyrtar i Marc-André ter Stegen si lojtar i Gironas pritet të bëhet më vonë këtë javë.Këtë sezon, Ter Stegen ka bërë vetëm një paraqitje për Barcelonën — në Kupën e Mbretit kundër Guadalajarës.Kontrata aktuale e Ter Stegen me Barcelonën është e vlefshme deri në vitin 2028 dhe vlera e tij në treg, sipas Transfermarkt, vlerësohet në 7 milionë euro. /Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.