Lajmet e fundit

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen ka munguar në seancën e sotme stërvitore të klubit.
Arsye për këtë është se ai ka shkuar bashkë me agjentin e tij që të diskutojë për të ardhmen me drejtuesit e klubit.
Gjermani kështu po konsideron opsionet për të ardhmen. Ai madje edhe po pret të dëgjojë ofertat e klubeve të tjera.
Këtu është përfshirë Manchester City që po interesohet që të sigurojë shërbimet e tij, transmeton Klan Kosova.